Politike

“Zgjedhorja”, pas debateve rikthehen në tryezë Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni

25 Shtator 2019, 10:47 Nga DOSJA
“Zgjedhorja”, pas debateve rikthehen në tryezë Rudina

Tiranë- Në tryezën e Reformës Zgjedhore janë rikthyer disa nga deputetët e opozitës së re si Ralf Gjoni, Rudina Hajdari, Nimet Musai dhe Halil Jakimi. Fillimisht opozita e re u largua, por pas mbledhjes së zhvilluar vendosën që Rudina Hajdari, si bashkë-kryetare e reformës dhe tre deputetët e tjerë të rikthehen. Nuk munguan edhe akuzat nga Ralf Gjoni i cili u shpreh se tryeza ishte një fasadë.

Debate në tryezën për Reformën Zgjedhore. Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt deklaroi se vendi ka nevojë për dialog. Në mbledhje opozita kërkoi një strukturë të posaçme për Reformën Zgjedhore. Ajo propozoi që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Pas këtij propozimi, nga mbledhja u larguan përfaqësuesit e LSI-së dhe PD-së pasi kërkuan edhe ndëshkimin e personave që sipas saj janë pjesë e dosjeve 339 dhe 184. Vetë Borchard deklaroi se nuk është i lumtur për këtë vendim të opozitës. Ndërsa Rudina Hajdari deklaroi se bëri mirë që opozita u largua. Nuk kanë munguan edhe debatet mes Kujtim Gjuzit dhe Damian Gjiknurit për marrjen e fjalës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ralf gjoni rudina hadajri tryeza per reformen zgjedhore ralf gjoni rudina hadajri tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll