21 Mars 2023, 19:28
Nga a.l
Ali Khamenei
IRAN- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se Republika Islamike nuk është “e zemëruar” me kombet evropiane dhe është e gatshme të punojë me to, nëse nuk “ndjekin verbërisht politikat amerikane”. Në një fjalim në ditën e Vitit të Ri Persian, Khamenei i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete evropiane se kanë qenë mbrapa protestave të udhëhequra nga gratë, të cilat kanë nisur në shtator të vitit të kaluar.
Khamenei ka thënë se Perëndimi synon të izolojë Iranin, por që ky shtet i ka “forcuar lidhjet me Azinë 100 për qind, dhe do të vazhdojë ashtu”.
Sipas liderit iranian, marrëdhënia e Iranit me Perëndimin është “zbehur”, mirëpo “nuk jemi të zemëruar me Evropën, dhe jemi të gatshëm të punojmë me secilin shtet evropian, apo qeveri, që nuk e ndjek verbërisht politikën amerikane”.
Bashkimi Evropian dhe Britania kanë vendosur disa valë sanksionesh ndaj Iranit, për shkak se autoritetet iraniane kanë shtypur protestat e nisura qysh në shtator. Protestat kanë nisur pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini sa ka qenë në mbajtje policore, e cila është ndaluar me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.
Qindra njerëz janë vrarë, përfshirë dhjetëra pjesëtarë të personelit të sigurisë dhe mijëra të tjerë janë arrestuar në protestat që Irani i ka cilësuar “trazira” të nxitura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët.
Lideri suprem e ka përmendur edhe luftën e Rusisë në Ukrainë, duke mohuar se Irani është i përfshirë në konflikt, pavarësisht akuzave të Kievit dhe aleatëve të tij, se Teherani e ka furnizuar Moskën me dronë kamikazë që janë përdorur për të shënjestruar civilët.
“Ne deklarohemi kundër pjesëmarrjes në luftën në Ukrainë”, ka thënë ai.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. IRAN-Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
ali khamenei
Bota
21 Mars 2023, 19:19
k.m.
Avdullah Hoti
BEOGRAD- Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Serbi kanë shpërndarë një lajmërim të ...
Bota
21 Mars 2023, 19:16
a.l
Parlamenti i Kosovës
KOSOVË- Nesër do të jetë dita e fundit e Fatmir Humollit si pjesë e Grupit Parlamentar të...
Bota
21 Mars 2023, 18:40
a.l
Pamje pas tërmetit në stacionin e autobusit në Karamasmas
TURQI- Tërmeti apokaliptik i 6 shkurtit në Turqi që shkaktoi mbi 50...
Bota
21 Mars 2023, 19:02
F.M
Agim Ademi
KOSOVË- Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, njëkohësisht babai i këngëtarit Trim Ademi (Capital T) është shoq...
Bota
21 Mars 2023, 18:52
k.m.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski
SHKUP- Kritikat e Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) në raportin v...
Bota
21 Mars 2023, 18:36
F.M
Tërmet në Afganistan
AFGANISTAN- Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur Afganistanin, 40 kilometra në jug-juglindje të q...
Bota
21 Mars 2023, 18:14
a.l
Gjykata në Neë York
SHBA- Një kërcënim për bombë u raportua në gjykatën në Manhatanin e poshtëm...
Bota
21 Mars 2023, 18:16
F.M
Tuneli
MAQEDONI E VERIUT- Një tunel, 40 metra i gjatë është zbuluar në burgun e Idrizovës, më i madhi në Maqedonin&...
Bota
21 Mars 2023, 18:06
a.l
Albin Kurti, Miroslav Lajçak, Josep Borrell dhe Aleksandër Vuçiç
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka th...
Bota
21 Mars 2023, 18:11
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po paralajmërojnë për rreziqet e një kërpud...