21 Mars 2023, 17:59
Nga a.l
Christopher Hill
KOSOVË- Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka deklaruar se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër është ligjërisht e detyrueshme dhe pa nënshkrim. Në një intervistë për median serbe Danas, ai treguar se një nga elementët kyçe të marrëveshjes është se detyrimet e të dyja palëve janë pjesë e procesit të integrimit europian. Hill theksoi se është bërë e qartë se formimi i Asociacionit të komunave me shumcië serbe është urgjent dhe i rëndësishëm, duke thënë se ky është një detyrim që është pranuar para 10 vitesh nga Kosova, Serbia dhe BE-ja.
“Nga këndvështrimi i publikut serb, është shumë e rëndësishme që organizatat ndërkombëtare, si BE-ja, të kenë një marrëveshje të cilës duhet t’i përmbahen dhe të sigurojnë zbatimin e saj. Asociacioni është i rëndësishëm për t’i ofruar komunitetit serb në Kosovë me shumë siguri dhe të ardhme", tha Hill.
Hill më pas tregoi se gjatë karrierës së tij diplomatike ka qenë i përfshirë në negociata që kanë çuar në marrëveshje pa nënshkrim, sikurse kjo e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.
“Unë kam qenë i përfshirë në shumë negociata ku nuk ka pasur asnjë nënshkrim në fund të procesit. E di që ka shumë diskutime për këtë, por nuk mendoj se ka shumë rëndësi. Pyetja e vërtetë është të vazhdohet me zbatimin dhe kjo do të jetë interesante të shihet në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Hill.
I pyetur për deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç se do të zbatojë aneksin e propozimit europian deri në vija të kuqe, Hill u përgjigj se Vuçiç ka thënë qartë se çfarë mund të pranojë dhe çfarë jo.
christopher hill
Bota
21 Mars 2023, 18:04
F.M
Selanik
GREQI- Një ngjarja e rëndë ka tronditur Selanikun ditën e sotme. Një 47-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin e s...
Bota
21 Mars 2023, 17:56
k.m.
Hagia Sophia
TURQI- Me rastin e Ramazanit, autoritetet komunale të Komunës Fatih të Stambollit vendosën të kryejnë pastrimin ...
Bota
21 Mars 2023, 17:51
a.l
Boris Johnson
SHBA- Ish- kreyministrti britanik i cili është përfshirë në skandalin 'Partygate' ka dalë sot para gjykatë...
Bota
21 Mars 2023, 17:52
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Drosero Xanthi, një zonë e cila ka marr&eum...
Bota
21 Mars 2023, 17:46
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se propozimi i Kinës për një plan paqeje në Ukrainë, mun...
Bota
21 Mars 2023, 17:38
a.l
Kremlini
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se vendet evropiane dhe veçanërisht Uashingtoni, nuk e lejojn&eu...
Bota
21 Mars 2023, 17:26
a.l
Somali
AFRIKË- Rreth 43 mijë njerës besohet se kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të larta dhe thatë...
Bota
21 Mars 2023, 17:28
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- NASA ka kapur një moment të jashtëzakonshëm të një tornadoje masive diellore, me sipërfaqe 14 her&...
Bota
21 Mars 2023, 17:19
a.l
Gwyneth Paltrow
SHBA- Aktorja Gwyneth Paltrow është thirrur në gjykatë pasi akuzohet për plagosjen e rëndë të ...
Bota
21 Mars 2023, 17:11
a.l
Ursula Von der Leyen
UKRAINË- Presidentja e Komisionit Evropain Ursula von der Leyen njoftoi se Bashkimi Evropian ka dhënë 1.5 miliard&...