Sport

Walker shpëton nga akuzat për ekzibicionin

Asnjë akuzë nuk është ngritur kundër Kyle Walker, i akuzuar për ekzibicioniizëm, pas publikimit të një videoje që tregonte atë duke kryer gjeste të turpshme në një lokal.

18 Mars 2023, 07:31 Nga DOSJA
Walker shpëton nga akuzat për ekzibicionin

ANGLI - Kyle Walker do të jetë në gjendje të vazhdojë i qetë karrierën e tij. Ditët e fundit, lojtari i kombëtares angleze është akuzuar për ekzibicioniizëm, pasi videot e sjelljes së tij kanë dalë në shtypin britanik. 

Në to shihet lojtari i Manchester Cityt në një lokal, duke bërë gjeste të pahijshme. Ndërsa një hetim ishte hapur, një zëdhënës i policisë së Cheshire tha se rasti ishte "zgjidhur në mënyrë miqësore".

“32-vjeçari nga Prestbury, u dorëzua vullnetarisht në komisariat për t’u marrë në pyetje më 16 mars. Ajo u zgjidh jashtë gjykatës dhe çështja tani është mbyllur,”- deklaroi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll