Sport

Mes lotësh, lojtari i kombëtares braziliane i jep fund karrierës, probleme me zemrën…

“Jam i sigurt se do të filloj një cikël i ri. Kisha shpresë se situata mund të ndryshonte, por nuk ndodhi. Shëndeti im është i pari”,- tha braziliani Lucas Leiva (22 ndeshje me kombëtaren) në një konferencë për shtyp

17 Mars 2023, 20:23 Nga DOSJA

Mes lotësh, lojtari i kombëtares braziliane i jep fund karrierës,

BRAZIL - Këtë të premte, Lucas Leiva i dha fund karrierës së tij si futbollist. Në moshën 36-vjeçare, mesfushori ishte në periudhën e dytë te Grêmio, por problemet me zemrën, të zbuluara në testet mjekësore parasezonale, e detyruan lojtarin “t’i varte këpucët në gozhdë”.

“Fillimisht falenderoj Grêmion për gjithë mbështetjen në këta tre muaj. Unë njoftoj tërheqjen time sot. Ishte një periudhë e vështirë, mendoj se është hera e parë që qaj për këtë. Por më duhet të them vetëm faleminderit. Unë po e përfundoj karrierën time aty ku do të doja, por jo ashtu siç do të doja. Jam i sigurt se do të filloj një cikël i ri. Kisha shpresë se situata mund të ndryshonte, por nuk ndodhi. Shëndeti im është i pari”,- tha braziliani (22 ndeshje me kombëtaren) në një konferencë për shtyp.

Lucas Leiva ishte në futbollin evropian për gati 15 vjet, veçanërisht ai ka luajtur për Liverpoolin (2007-2017, 346 ndeshje), pasi është aktivizuar edhe për Lazion për katër sezone, ku ka realizuar 198 ndeshje.

“Jam mirënjohës që e zbuluan problemin. Nëse do të kishte qenë 15 vjet më parë, do të ishte dramatike. Sot në moshën 36-vjeçare kam një karrierë të konsoliduar dhe mund të shikoj vetëm anën pozitive. Unë kam pasur një karrierë të shkëlqyer dhe jam krenar për këtë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll