Sport

Babai i Messit i zemëruar, përgënjeshtron gjithçka që thuhet për të birin: “Janë lajme të rreme. Deri kur do të gënjejnë?”...

Babai i argjentinasit i dha fund skenarëve që qarkulluan kundër trajnerit francez, që e largojnë atë nga Parisi.

17 Mars 2023, 22:18 Nga DOSJA

Babai i Messit i zemëruar, përgënjeshtron gjithçka që

FRANCE - Me të ardhmen e Lionel Messit në Paris të pasigurt dhe tifozët e Paris Saint-Germain të kthyer kundër tij, lajmi për tërheqjen e ‘Pleshtit’ nga stërvitja të enjten veproi si... karburant në zjarr.

Fillimisht, disa raportime folën për një keqkuptim mes argjentinasit dhe trajnerit të skuadrës, Christophe Gaultier, kur në fakt, ‘Pleshti’ kishte një problem të vogël dëmtimi dhe për këtë arsye nuk ndoqi stërvitjen të plotë.

Babai i Messit i zemëruar, përgënjeshtron gjithçka që

Babai i Leos, Jorge, është zemëruar në publikimin e tij në Instagram, është ankuar se informacioni i raportoi është i rremë, duke tentuar të rikthejë të vërtetën.

"Rrezik. Lajme të rreme. Deri kur do të gënjejnë? Ah janë të gjitha false... Ok! Çfarëdo (lajmi) të vënë, mos besoni asgjë. Ne nuk do të tolerojmë më shumë shpikje, për të fituar fansa",- ka shkruar Jorge Messi.

Babai i Messit i zemëruar, përgënjeshtron gjithçka që

“Leo tërhiqet nga stërvitjet për shkak të problemeve me Gaultierin”, “Parisi nuk është i hapur ndaj kushteve të Messit për të nënshkruar kontratë të re”, “Messi kërkon 600 milionë euro rrogë nga Al Hilal”,- thuhet në raportet, të cilat i komentoi babai i Leo Messit.
 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll