Sport

Arrestohen dy tifozët turq që hynë në fushë sulmuan fizikisht futbollistin e Fiorentinës...

Dy tifozët që sulmuan futbollistin e Fiorentinës, Alessandro Bianco, në momentet e fundit të ndeshjes së Sivasspor për 1/16 Conference League, janë dërguar në gjykatë.

18 Mars 2023, 07:20 Nga DOSJA

Arrestohen dy tifozët turq që hynë në fushë sulmuan

TURQI - Sivasspor në ndeshjen e dytë të fazës së 16-të të Conferenca League së UEFA u përball me Fiorentinën (1-4).

Në fund të ndeshjes, ndërsa futbollistët italianë po festonin fitoren e tyre, dy tifozë turq, të quajtur Muhammet Enes Çiloğlu dhe Sabri Sefa Soylu kanë hyrë në fushën e lojës. Një prej këtyre personave, Muhammet Enes Çiloğlu, ka ndërhyrë fizikisht dhe ka goditur futbollistin e Fiorentinës, Alessandro Bianco.

Dy tifozë, të cilët u kapën nga rojet e sigurisë në fushë dhe u nxorrën jashtë stadiumit, u ndaluan nga ekipet e policisë. Çiloğlu dhe Soylu, iu nënshtruan procedurave të marrjes në pyetje dhe përfunduan në komisariat dhe më pas u transferuan në gjykatë, pasi iu nënshtruan kontrollit shëndetësor. 

Pyetja e të dyshuarve në gjykatë ka përfunduar. Të dyshuarit në deklaratat e tyre kanë thënë se për një moment kanë hyrë në fushë me mllefin e rezultatit në momentet e fundit të ndeshjes. Pritet masa e dënimit të tyre.

Arrestohen dy tifozët turq që hynë në fushë sulmuan

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll