Sport

VIDEO/ Endri Çekiçi ‘sfidon’ Sylvinhon, që e la jashtë kombëtares! Ai shënon gol ndaj Galatarasayit, por VAR i prishi festën…

Mesfushori hyri nga stoli në minutën e 75-të në sfidën Konyaspor-Galatasaray. Ai u bë protagonist, teksa në minutën e 89-të do të shënonte, por fatkeqësisht VAR do t’i prishte festën Çekiçit.

17 Mars 2023, 21:16 Nga DOSJA

VIDEO/ Endri Çekiçi ‘sfidon’ Sylvinhon, që e la

TIRANE - Endri Çekiçi ishte një nga mungesat surprizë të listës së trajnerit Sylvinho në përzgjedhjen e Kombëtares shqiptare, për ndeshjen ndaj Polonisë më 27 mars në kuadër të Euro 2024.

Dhe si për t’i thënë trajnerit Sylvinho se ka gabuar, mesfushori podradecar Çekiçin ka shënuar një golin e fitores për ekipin e tij. Sot, mesfushori hyri nga stoli në minutën e 75-të në sfidën Konyaspor-Galatasaray, kur rezultati ishte 1-1 dhe golin e miqve e kishte shënuar Milot Rashica.

Menjëherë, mesfushori Endri Çekiçi u bë protagonist, teksa në minutën e 89-të do të shënonte golin e përmbysjes së madhe 2-1 dhe mënyra e festimit, tregon se sa e rëndësishme ishte kjo për të. Mirëpo, fatkeqësisht, VAR do të prishte festën e shqiptarit dhe të “anulonte” mesazhin drejt Sylvinhos.

VIDEO/ Endri Çekiçi ‘sfidon’ Sylvinhon, që e la

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll