Sport

Dani Alves nuk del më dhe nis një grevë urie, pas lajmit për ‘divorcin’ me Joanna Sant....

Sipas Cuatro TV, ish-futbollisti i Barcelonës nuk e duroi dot vendimin e Joanna Sant për t'u divorcuar

17 Mars 2023, 22:55 Nga DOSJA

Dani Alves nuk del më dhe nis një grevë urie, pas lajmit për

SPANJE - Më 20 mars, Dani Alves përfundon dy muaj burg në Barcelonë. Ish-lojtari i skuadrës ‘blaugrana’ dhe kombëtares së Brazilit, u burgos më 20/1, pas një ankese nga një grua 23-vjeçare, e cila pretendoi se ai e përdhunoi atë, në një klub të Barcelonës në natën e Vitit të Ri.

Futbollisti 39-vjeçar, i cili përballet me 8-10 vite burg, mësoi të hënën se bashkëshortja e tij, Joanna Sant, ka ecur përpara me procedurat e divorcit dhe tashmë është çështje ditësh që ata të ndahen zyrtarisht.

Dani Alves nuk del më dhe nis një grevë urie, pas lajmit për

Sipas programit televiziv "Cuatro al día" të stacionit televiziv spanjoll "Cuatro TV", që nga koha kur Dani Alves mësoi për vendimin e gruas së tij, ai vendosi të izolohej në qeli dhe filloi të mos hante!

“Ai është plotësisht i shkatërruar dhe shumë nervoz për vendimin që ka marrë ish-partneri i tij”,- thuhet në lajme. Dje Sant ndau një letër, në të cilën njoftonte vendimin e saj për t'u divorcuar, duke theksuar se "Unë e dua Danny-n, por e respektoj veten."

Ndërkohë i zemëruar me vendimin e Sant për t'u divorcuar nga Dani Alves, është edhe vëllai i tij, Ney Alves.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll