Sport

Trajneri Nagelsmann i Bayern-it i mërzitur, denoncon një “spiun” në grupin e tij…

Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, ishte shumë i mërzitur që planet e tij të lojës kishin dalë në shtyp. Ai akuzon një "spiun" brenda grupit të tij se qëndron pas këtyre zbulimeve.

18 Mars 2023, 07:25 Nga DOSJA
Trajneri Nagelsmann i Bayern-it i mërzitur, denoncon një

GJERMANI - Dy ditë para udhëtimit të tij për në Leverkusen në kampionat (e diel, ora 17:30), trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, u shfaq i mërzitur në një konferencë për shtyp të premten nga prania e një "spiuni" brenda grupit të tij, ndërsa e përjavshmja Sport-Bild zbuloi planet e lojës së Bayernit për ndeshjen e të së mërkurës.

"Spiunët janë një specie e mbrojtur, kështu që kërkimi është shumë, shumë i ndërlikuar,- tha tekniku i ri bavarez. - Ajo që ka rëndësi për mua është të jem në gjendje ta shoh veten në pasqyrë. Ky person, do ta kenë të vështirë ta shohin veten në pasqyrë,”- këmbënguli Nagelsmann.

“Për çfarë synon, çfarë shpreson ai që e transmeton këtë? Nuk e kuptoj se cili mund të jetë motivimi”,- pyeti ish-trajneri i Leipzig dhe Hoffenheim, i vetëdijshëm se zbulime të tilla “lehtësojnë detyrën e kundërshtarit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll