Sport

Kim Kardashian tifoze e çmendur e Arsenalit: "Do të kthehem në Angli nëse fitoni Premier Leaguen!"

Madje, më pas kanë shprehur besimin se kur do ta fitojë kampionatin. Kur të kthehen, Saka do t'u japë tre fanella loje siç u kishte premtuar.

17 Mars 2023, 23:36 Nga DOSJA
Kim Kardashian tifoze e çmendur e Arsenalit: "Do të kthehem

ANGLI - Shumë tifozë të Arsenalit mund ta konsiderojnë Kim Kardashian si një "bruto", por ajo është gati të kthehet në Londër nëse klubi fiton Premier League. 

Arsenali u eliminua nga Europa League, por në Angli kryeson garën e ligës dhe duket si favorit për ta fituar atë. 

Kështu pas ndeshjes me Sportingun, Bukayo Saka i bëri një video-telefonatë Kim Kardashian e cila ishte me fëmijët e saj. Në video, Saka bisedon me Kardashian dhe fëmijët e saj dhe kërkon falje pasi nuk ka mundur t'i shohë ata personalisht pas ndeshjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GOAL (@goalglobal)

“Më falni që nuk të pashë, më thanë se ishe në Lounge të Lojtarëve – Unë kisha një fanellë për ty”, do të thotë lojtari dhe të gjithë së bashku përgjigjen: “Do të kthehemi nëse fitoni Premier League”.

Madje, më pas kanë shprehur besimin se kur do ta fitojë kampionatin. Kur të kthehen, Saka do t'u japë tre fanella loje siç u kishte premtuar. 

Gjithsesi, do të ishte mirë që familja të presë që titulli të vendoset matematikisht dhe të kthehet në Londër! 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll