Sport

Mourinho ‘tallet’ me Lazion pas lamtumirës europiane: “Më vjen keq për UEFA-n, që tani do të duhet të shpenzojë para...”

Trajneri portugez i Romës nuk humbi asnjë rast, për të thumbuar kundërshtarët tradicionalë të verdhekuqve…

17 Mars 2023, 19:45 Nga DOSJA
Mourinho ‘tallet’ me Lazion pas lamtumirës europiane:

ITALI - Në mënyrën e tij, José Mourinho, i dha edhe një ‘goditje’ Lazios pas eliminimit nga AZ Alkmaar, të një skuadre tjetër nga kryeqyteti i Conference League.

“Më vjen keq për UEFA-n, e cila tani do të duhet të shpenzojë para për të transportuar trofeun e Conference League. Mund të qëndronte në Romë, por tani ndoshta do të shkojë në Firence”,- ka deklaruar trajneri portugez, duke nënkuptuar Fiorentinën dhe duke aluduar, se ekipi i tij është mbajtës i titullit në kompeticionin e tretë të UEFA-s për klube.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll