Sport

U aksidentua në Greqi, familja hap dyert e mortit, Denisi do të varroset në atdhe...

Denis Gjura ishte atlet i klubit “Esperu” nga viti 2004, me tëp cilin kishte fituar 8 medalje në kampionatet greke, si dhe vitet e fundit ishte kampion i “Run Greece” në Patra në 5 km dhe 10 km.

17 Mars 2023, 21:54 Nga DOSJA

U aksidentua në Greqi, familja hap dyert e mortit, Denisi do të

GREQI - Familja e atletit me origjinë shqiptare, Denis Gjura, po vajton humbjen e papritur të 25-vjeçarit, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e një aksidenti rrugor në Patra.

25-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafik-ndarësen në Patra. Varrimi i Denisit do të zhvillohet nesër, e shtunë, 18 mars në atdheun e tij, në Shqipëri.

Miqtë dhe të afërm, të hidhëruar nga vdekja e Denisit, shprehen se i riu ishte i apasionuar pas sportit që në vogëli. Gjura kishte fituar gjashtë medalje në kampionatin panhelen.

U aksidentua në Greqi, familja hap dyert e mortit, Denisi do të

“Atletika u bë më e varfër me humbjen e padrejtë të Denisit. Ai ishte i mrekullueshëm, ai punonte në mëngjes për të ndihmuar familjen e tij, ashtu si vëllai i tij Aurel, dhe pastaj të dy vinin në stërvitje,” tha trajneri i tij Giorgos Kouvaras.

Denis Gjura ishte atlet i klubit “Esperu” nga viti 2004, me tëp cilin kishte fituar 8 medalje në kampionatet greke, si dhe vitet e fundit ishte kampion i “Run Greece” në Patra në 5 km dhe 10 km.

Departamentit Hetimor i Qarkullimit në Patras po vijon punën për zbardhjen e saktë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, ku nga të dhënat paraprake informohet se 25-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me rrip sigurimi. Gjithashtu gomat e automjetit janë konstatuar në gjendje mjaft të mirë.

U aksidentua në Greqi, familja hap dyert e mortit, Denisi do të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll