Sport

Gruaja e Xhakës tregon se festa e Granitit pas golit, ishte për vajzën e tyre 4-vjeçare...

Leonita Lekaj ka ndarë momentin në rrjetet sociale

17 Mars 2023, 19:31 Nga DOSJA

Gruaja e Xhakës tregon se festa e Granitit pas golit, ishte për

ANGLI - Leonita Lekaj, bashkëshortja e Granit Xhakës, përmes rrjeteve sociale zbuloi se festimi i golit të shënuar ndaj Sportingut, nga lojtari i Arsenalit ishte për vajzën e tyre katërvjeçare, Ayana. 

“Gol për Ayanën, siç premtoi. Të duam babi, më i mirë”, ka shkruar bashkëshortja e futbollistit kosovar të Zvicrës përmes llogarisë personale në Instagram.

Granit Xhaka vuri gishtin në majë të hundës, një që e përsëriti edhe Pedro Goncalves, golashënuesi tjetër portugez, pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit në Emirates. 

Lojtari i Sportingut, pa e ditur arsyen, e 'thumboi' kosovarin dhe përsëriti gjestin e tij gjatë festimeve të kualifikimit epik në Londër, i garantuar pas penalltive (3-5), pas rezultatit të përgjithshëm 3-3 të dy ndeshjeve.

Gruaja e Xhakës tregon se festa e Granitit pas golit, ishte për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll