Aktualitet

FOTO+VD/ Fushë-Kruja e përmbytur, banorët: Ka arritur 2 metra uji, s’na hap njeri telefonin për ndihmë

24 Shtator 2019, 09:30 Nga DOSJA
FOTO+VD/ Fushë-Kruja e përmbytur, banorët: Ka arritur 2 metra

FUSHE-KRUJE- Fshatrat e Fushë Krujës janë përmbytur duke dëmtuar dhjetëra shtëpi, biznese dhe tokat e tyre. Partia Demokratike, ka publikuar pamjet e banesave që janë nën ujë, ndërkohë që banorët kanë kërkuar ndihmë që në orët e para të mëngjesit nga Policia e Krujës por sipas tyre, askush nuk iu është përgjigjur.

“Kam që në orën 6 që kam kërkuar Policinë e Krujës, që policia të njoftojë Bashkinë. Nuk ka ardhur asnjë deri tani. Kam një metër ujë brenda në lokal dhe në shtëpi. Ju lutem kërkojmë ndihmë nga Emergjencat Civile. Fëmijët rrinë mbi soletë. I kërkojmë Ministrisë së Bujqësisë që urgjentisht të hapin kanalet”, thotë një nga banorët e dëmtuar.

Një tjetër banor teksa dëshmon se askush nuk i hap telefonin pasi ka kërkuar ndihmë, thotë se uji në shtëpinë e tij ka arritur deri në 2 metra. “Kam marrë familjen, fëmijët, gruan dhe i kemi nxjerrë të gjitha jashtë. Urdhëro ku është faktike”.-thotë ai.

Ende vijojnë shirat e dendur në vend. Qytetet që janë prekur më shumë nga shirat dhe moti i furishëm janë Tirana, Fushë Kruja, Lezha, Durrësi, Vlora dhe Laçi. Rrethi i Krujës dhe qytetit i Laçit janë gdhirë nën ujë. Deri më tani raportohen dhjetëra banesa të përmbytura dhe dhjetëra familje të izoluara në fshatrat e Krujës dhe Laçit. Është bllokuar qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës pasi është përmbytur. Aksi Milot dhe  Fushë- Krujë- Milot kalohet me vështirësi.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi permbytet fushe-kruja shqiperia nen uje moti i keq ne shqiperi permbytet fushe-kruja shqiperia nen uje

Sondazh

Poll