Aktualitet

Reshjet e dendura dëmtojnë pompat, Durrësi dhe Shijaku probleme në furnizimin me ujë

24 Shtator 2019, 08:52 Nga DOSJA
Reshjet e dendura dëmtojnë pompat, Durrësi dhe Shijaku probleme

DURRËS- Si pasojë e reshjeve të dendura gjatë natës së djeshme, në dy stacionet e pompimit në Fushë Krujë dhe Fushë Kuqe, ka pasur përmbytje të shumta.

Ujësjellës Kanalizime Durrës bëri me dije se si pasojë e përmbytjeve do të ketë probleme në furnizimin me ujë të Durrësit dhe Shijakut.

Më problematike paraqitet situata në stacionin e pompave të Fushë Krujës, ku OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike deri në përmirësimin e situatës.

Po kështu situatë problematike paraqitet edhe në stacionet e tjera të pompimit, në Fushë Kuqe dhe Adriatik, ku energjia elektrike është ndërprerë për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet.

Ende vijojnë shirat e dendur. Qytetet që janë prekur më shumë nga shirat dhe moti i furishëm janë Tirana, Fushë Kruja, Lezha, Durrësi dhe Vlora. Që prej mbrëmjes së djeshme katet e para të pallateve dhe shumë nga lokalet e kryeqyteti janë përmbytur. Në shumë qytete të vendit ka mungesë të energjisë elektrike.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet demtohen stacionet e pompimit ne fushe kruje moti i keq ne shqiperi shqiperia nen uje demtohen stacionet e pompimit ne fushe kruje moti i keq ne shqiperi shqiperia nen uje

Sondazh

Poll