Aktualitet

Tronditet Kavaja/ Breshëri kallashnikov drejt tij, shpëton për mrekulli kambisti 53-vjeçar, autori ndalohet nga banorët

24 Shtator 2019, 09:05 Nga DOSJA
Tronditet Kavaja/ Breshëri kallashnikov drejt tij, shpëton për

KAVAJË– Një kambist është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në zonën e Bashkisë së Vjetër në Kavajë.

I plagosuri është identifikuar si Rexhep Tare, 53 vjeç, i cili është qëlluar me breshëri automatiku nga një tjetër qytetar. 53-vjeçari është pronar i një dyqani shumë të vogël në Kavajë.

Autori i plagosjes i identifikuar si Fitim Baboçi, 33 vjeç, është ndaluar nga banorët e tjerë menjëherë pas të shtënave deri në mbërritjen e Policisë në vendngjarje.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se 53-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë vetëm një plumb.

Kambisti 53-vjeçar është babai i dy fëmijëve, djali i tij është jashtë vendit ndërsa vajza punon në një bankë në Kavajë.

Ende nuk dihen detaje lidhur me shkaqet që çuan në konfrontimin me armë zjarri mes dy personave, ndërkohë pritet që dëshmia e të plagosurit të zbardhë rastin. 

 

Vetëm pak kohë më parë po në Kavajë, një luftë mes bandave në Kavajë i ka marrë jetën një kalimtari të pafajshëm. Breshëri plumbash mes dy grupeve rivale, ka sjellë plagosjen e 7 personave nga të dy grupet, njëri prej tyre është transportuar me urgjencë në Tiranë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fitim baboci kavaje plagosje ne kavaje plagosjet rexhep tare fitim baboci kavaje plagosje ne kavaje plagosjet rexhep tare

Sondazh

Poll