Aktualitet

Dy muaj pa marrë rrogat, punonjësit e ARMO-s protestë në Fier: Do mbyllim depozitat

24 Shtator 2019, 08:47 Nga DOSJA
Dy muaj pa marrë rrogat, punonjësit e ARMO-s protestë në

FIER– Punonjësit e ARMO-s kanë dalë në një protestë para zyrave të kompanisë për shkak të rrogave të prapambetura.

Naftëtarët e uzinës së Ballshit pretendojnë se kompania nuk i ka paguar rrogat e dy muajve të fundit.

Edhe pse kanë disa javë që punëtorët e kanë ngritur këtë si shqetësim, ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga kompania, gjë që i ka detyruar që të organizojnë edhe protestën e sotme.

“Do shkojmë deri në bllokim të përpunimit apo mbyllje të depozitave dhe proceseve teknologjike” kanë thënë protestuesit.

Në rast se edhe pas protestës së sotme, punëtorët nuk i marrin pagat e prapambetura ata kanë premtuar se do të  vijojnë protestën e tyre.

E njëjta situatë më rrogat e prapambetura ndodhi edhe në prill të vitit të shkuar ku punonjësit u futën me dhunë brenda ambienteve të uzinës duke kërkuar pagat e tyre.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fier protesta e armos ne fier protesta e punonjesve te armos fier protesta e armos ne fier protesta e punonjesve te armos

Sondazh

Poll