Aktualitet

KPA lë në fuqi vendimin, shkarkohet kryegjyqtarja e Apelit të Vlorës Alma Liçaj

24 Shtator 2019, 09:10 Nga DOSJA
KPA lë në fuqi vendimin, shkarkohet kryegjyqtarja e Apelit të

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit të gjyqtares Alma Liçaj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Trupa gjykuese e përbërë nga Luan Daci kryesues, Natasha Mulaj relatore dhe anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, vendosën për shkarkimin nga detyra të kryegjyqtares së Apelit në Vlorë.

Alma Licaj u shkarkua nga KPK pasi u akuzua për fshehje dhe mungesë burimesh financiare për pasurinë e saj që përbëhet nga një shtëpi;  5 apartamente në Vlorë dhe Tiranë dhe e tetë automjeteve. Pasuri kjo e pajustifikueshme nga të ardhurat që ajo kishte.

NJOFTIMI I KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Luan Daci kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.1/2019, datë 08.01.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Alma Liçaj kundër vendimit nr. 78, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyre unanime:

U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.09.2019.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alma liçaj kpa vettingu alma liçaj kpa vettingu

Sondazh

Poll