Aktualitet

I qetë drejt garës për kryeprokuror, Komisioneri Publik nuk ankimon vendimin e Vettingut për Olsian Çelën

24 Shtator 2019, 08:32 Nga DOSJA
I qetë drejt garës për kryeprokuror, Komisioneri Publik nuk

TIRANË– Komisoneri Publik nuk ankimon konfirmimin në detyrë të prokurorit Olsian Çela nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Kjo bën që Çela, i cili është kandidat për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, të vazhdojë i qetë garën.

Ditën e djeshme, mbledhja e KLP-së për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm u shty për shkak se mungonte letra e Komisionerit Publik për konfirmimin në detyrë të Çelës.

Në garë për këtë postin e kryeprokurorit përveç Olsian Çelës është Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Allushaj.

Disa ditë më parë kreu i KLP-së Gent Ibrahimi deklaroi se brenda muajit shtator do të miratohet lista e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Ai theksoi se SPAK mund të ngrihet edhe me më pak se 10 anëtarë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gara per prokuror te pergjithshem olsian cela gara per prokuror te pergjithshem olsian cela

Sondazh

Poll