Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin Laçin e Fushë Krujën, përroi del nga shtrati, banesa e biznese ‘nën pushtetin’ e ujit

24 Shtator 2019, 08:25 Nga DOSJA
Reshjet e shiut përmbytin Laçin e Fushë Krujën,

LAÇ- Rruga nacionale Thumane –Fushë Krujë është bllokuar nga dalja e lumit në fshatin Derven, e cila  ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve, si dhe disa banesa në disa fshatra të Fushë Krujës janë të përmbytura.

Lumi Zezë, i cili ka dalë nga shtrati gjatë natës ka përmbytur banesa e biznesen aty pranë.

Nënkalimi i superstdarës në Fushë Mamurras ka qenë e bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme dhe mjetet mjetet kanë devijuar rrugën në drejtim të Laçit. Po ashtu edhe qyteti i Laçit është përmbytur, ku ujërat e përroit të qytetit janë shpërndarë në qytet, duke shkatuar dëme në disa biznese dhe banesa.

Në Laç e Fushë Krujë uji është tërhequr paska, ndërsa mbetet ende problem lëvizja e automjeteve në segmentin Fushë Krujë-Thumanë, ku vargu u mjeteve arrin në 5 kilometra.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi permbytet laci shqiperia nen uje moti i keq ne shqiperi permbytet laci shqiperia nen uje

Sondazh

Poll