Aktualitet

Drogë në Portin e Durrësit, kapet me 500 gr heroinë, arrestohet 35-vjeçari

24 Shtator 2019, 08:11 Nga DOSJA
Drogë në Portin e Durrësit, kapet me 500 gr heroinë,

DURRËS– Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi në automjetin e tij është gjetur drogë e llojit heroinë.

35-vjeçari me iniciale N.K., u ndalua pas kontrolleve në vijën e dytë kufitare, ku qeni antidrogë dalloi pakon e dyshimtë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Port, Durrës

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tjetër rast të tentativës për trafikim të drogave të forta

Sekuestrohet lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Pas analizës së riskut, kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, duke përdorur edhe qenin antidrogë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në skaner mjetin tip Renault, me drejtues shtetasin N. K. dhe pas skanimit të mjetit, në brendësi të tij është dalluar një pako, e dyshuar se mund të kishte lëndë narkotike.

Menjëherë Policia Kufitare ka njoftuar grupin hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 pako, me peshë rreth 500 gr, me lëndë narkotike, e dyshuar heroinë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 35 vjeç, banues në Durrës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet droge ne portin e durresit durres porti i durresit droge ne portin e durresit durres porti i durresit

Sondazh

Poll