‘Rastësia’/ Një javë para fluturimeve, ‘Air Albania’ fiton terren, ‘Adria Airways’ anulon fluturimet
24 Shtator 2019, 08:45Nga DOSJA
Shqipëri– Kompania e re shqiptare e fluturimit “Air Albania”, tashmë e promovuar shumë edhe nga kryeministri Edi Rama, do të nisë flurimet shumë shpejt, një javë më vonë. Vetë Rama ka deklaruar se fluturimet nisin në fillim të vjeshtës.
Por çfarë po ndodh në tregun e kompanive të fluturimit?
Kompania e fluturimeve “Adria Airways” ndodhet në vështirësi financiare. Pak ditë para se “Air Albania” të nisë fluturimet dhe tashmë kanë filluar pronontimet me këtë kompani, Adria Airways” anulon udhëtimet e dy ditëve, 24 dhe 25 shtatorit.
“Adria Airways njofton se, që prej orës 23:30 (LT), të datës 23 shtator 2019, do të ndërpres përkohësisht të gjitha fluturimet (e martë, 24 shtator dhe e mërkurë, 25 shtator) në të gjitha bazat e saj (Lubjanë, Prishtinë, Tiranë), thuhet në njoftim ndër të tjera.
Thua që gjendja e “Adria Airways” të jetë një rastësi apo hyrja në treg e “Air Albania ka bllokuar kompanitë e tjera? Theksojmë se kompania në njoftimin e saj jep dhe udhëzimet për pasagjerët që parashikonin të fluturonin me këtë kompani, t’u drejtohen kompanive të tjera. Një mundësi e mirë kjo për “Air Albania” pasi po futet në treg me low cost. Mesa duket konkurrenca në treg po ndihet. Promovimi dhe reklama e shumtë për “Air Albania” ndoshta jep rezultatet e veta.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LAÇ- Rruga nacionale Thumane –Fushë Krujë është bllokuar nga dalja e lumit në fshatin Derven, e cila ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve, si ...
Tiranë– Kompania e fluturimeve “Adria Airways” ndodhet në vështirësi financiare. Një ditë më parë kompania e fluturimeve ka njoftuar se ka anuluar të gjitha f...
Një qytetare ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania, ku hedh akuza të rënda ndaj një personazhi të njohur publik.Në mesazhin e saj, denoncuesja tregon se pas...
Tiranë- Stuhitë kanë goditur gjatë natës qytetin e Tiranës. Shumë rrugë të kryeqytetit janë bllokuar nga uji duke u përmbytur. Dosja.al mëson se janë përmbytur...
TIRANË- Për shkak të reshjeve të dendura që ranë mbrëmjen e djeshme, janë përmbytur katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës ...
TIRANË- Reshjet e dendura që ranë gjatë mbrëmjes së djeshme, kane shkaktuar mjaft probleme në disa akse në vend, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.Au...
Tiranë-Pas shirave të dendura gjatë mesnatës është përmbytur totalisht qyteti i Laçit. Qindra hektarë tokë dhe banesa janë nën ujë pasi ka dalë nga shtra...
Tiranë- Gjatë natës ka pasur reshje të dendura shiu në Tiranë. Nuk ka munguar edhe rënia e pemëve apo përmbytja e rrugëve. Në videon e mëposhtme janë edhe pamj...