Bota

Vrau tetë persona në një festë ditëlindjeje, arrestohet 'El Chapito' 14-vjeçar, krahasimi me rastin e vitit 2010: Më detyruan të pres koka njerëzish

I mituri rezulton të jetë i skeduar për trafi droge dhe pengmarrje më herët, por ky sipas të dhënave të deritanishme, është vrasja e parë që kryen.

17 Mars 2023, 20:42 Nga F.M
Vrau tetë persona në një festë ditëlindjeje, arrestohet
Meksikë

MEKSIKË- Një djalë 14-vjeçar, të cilit nuk i është bërë me dije, por njihet si “El Chapito” është arrestuar në Meksikë pasi akuzohet se ka vrarë tetë persona. Ngjarja makabër mësohet se ka ndodhur në një festë ditëlindjeje më 22 janar të këtij viti, por i mituri që konsiderohet po aq i rrezikshëm sa lideri Joaquin 'El Chapo' Guzman që ndodhet në një burg të Shtetev e të Bashkuara të Amerikës, ia kishte dalë të arratisej.

Ai u afrua mbrëmjen e 22 janarit në një banesë në periferi të Chimalhuacan ku shumë njerëz ishin mbledhur për të festuar një ditëlindje dhe nga një motor qëlloi me breshëri. Të plagosur mbetën edhe shtatë persona të tjerë, mes tyre dhe dy fëmijë.

I mituri rezulton të jetë i skeduar për trafi droge dhe pengmarrje më herët, por ky sipas të dhënave të deritanishme, është vrasja e parë që kryen.

Meksika nuk është një vend që nuk njihet se ka fëmijë të kthyer në vrasës. Në vitin 2010, një tjetër 14-vjeçar i njohur si 'El Ponchis' u vu në pranga për një tjetër vrasje të shumëfishtë. Më vonë, dëshmitë treguan se ai ishte rrëmbyer që në moshën 11-vjeçare dhe ishte detyruar të punonte për një kartel. Vetë i mituri dëshmoi në atë kohë para gazetarëve se ishte droguar dhe kërcënuar që të kryente krimet.

Djali pretendoi se kishte marrë pjesë në të paktën katër prerje kokash. Nuk dihet nëse ky rast është i njëjtë me atë të ‘El Chapitos’.

el chapito

Sondazh

Poll