17 Mars 2023, 19:48
Nga a.l
Foto ilustruese
UKRAINË- Mediat ndërkombëtare 'ziejnë' për urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë, ndaj presidentit rus Vladimir Putin i cili akuzohet për krimet e luftës në Ukrainë dhe dëbimin me forcë të mijëra fëmijëve ukrainas. Pak minuta më parë një organizatë joqeveritare në Ukrainë pretendoi se 700 mijë fëmijë ukrainas janë dëbuar për në Rusi që prej vitit 2014. Midis tyre ishte një vajzë 15-vjeçare, e cila në një intervistë për mediat e huaja, tha se ishte e ftuar në një kamp veror në Krime para se ti thuhej se nuk do të shkonte më në shtëpi. Ajo rrëfeu se është futur në një nga 100 autobusët me nga 30 deri në 40 fëmijë, secili të cilët këndonin himnin kombëtar rus si dhe nuk u janë lejuar flamujt e Ukrainës në dhomat e tyre të gjumit.
“U ftova në një kamp veror në Krime dhe nuk na u tha se nuk do të ktheheshim më në shtëpi. U futëm në autobus dhe këndonim himnin kombëtar rus. Në dhomat e gjumit nuk na lejoheshin flamujt e Ukrainës”, ka rrëfyer vajza për “Sky News”.
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë.Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
lufta ukraine-rusi
Bota
17 Mars 2023, 19:53
F.M
Radoje Zvicer
MALI I ZI- Pesë persona, pjesë të grupit kriminal Kavaçi, të kryesuar nga Radoje Zvicer janë vënë ...
Bota
17 Mars 2023, 19:43
a.l
Sergei Markov
RUSI- Rusia i është kundërpërgjigjur akuzave të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për d&e...
Bota
17 Mars 2023, 19:35
a.l
Ford
SHBA- Firma e prodhimit të makinave “Ford” ka njoftuar se po tërheq nga qarkullimi mbi 1.2 milionë mjete në Shtetet e ...
Bota
17 Mars 2023, 19:23
a.l
James Cleverly
BRITANI- Sekretari i Jashtëm James Cleverly ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar mirëpret vendimin e Gjykatës Nd&eu...
Bota
17 Mars 2023, 19:11
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Vendimi i ICC-së për të lëshuar një urdhër-arresti për Vladimir Putin është një...
Bota
17 Mars 2023, 19:13
F.M
Dario Nardela
ITALI- Dario Nardela, kryebashkiaku i Firences nga radhët e Partisë Demokratike, mëngjesin e sotëm, me disa pjesëtar...
Bota
17 Mars 2023, 18:54
k.m.
Alekseevna Lvova-Belova dhe Vladimir Putin
RUSI- Përveç presidentit rus Vladimir Putin, Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë...
Bota
17 Mars 2023, 18:59
a.l
Josep Borrell dhe Vladimir Putin
SHBA- Josep Borrell, përfaqësuesi i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e...
Bota
17 Mars 2023, 18:41
k.m.
Gregory Becker
HAWAI- Ish-shefi i Bankës së Silicon Valley, Gregory Becker është strehuar në vilën e tij luksoze prej 3.1 mil...
Bota
17 Mars 2023, 18:44
a.l
Kurti mbërrin në Ohër
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Ohër të Maqedonisë së...