Bota

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mbështet urdhër-arrestin e Putinit: Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë

 Sekretari i Jashtëm James Cleverly ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar mirëpret vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin, duke shtuar se hetimet për mizoritë e supozuara në Ukrainë duhet të vazhdojnë.

17 Mars 2023, 19:23 Nga a.l
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mbështet
James Cleverly

BRITANI- Sekretari i Jashtëm James Cleverly ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar mirëpret vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin, duke shtuar se hetimet për mizoritë e supozuara në Ukrainë duhet të vazhdojnë.

Ne mirëpresim hapin e ndërmarrë nga GJNP-ja e pavarur për të kërkuar llogari nga ata që janë në krye të regjimit rus, përfshirë Vladimir Putinin. Ata që janë përgjegjës për krimet e tmerrshme të luftës në Ukrainë duhet të sillen para drejtësisë”, shkroi Cleverly në Twitter. 

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë.Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

gjyqi per krimet e rusise

Sondazh

Poll