Bota

Akuzat ndaj liderit rus/ Kryeprokurori i Ukrainës: Tani politikanët duhet të mendojnë dy herë para se të merren me Putin

Ai gjithashtu u shpreh se presidenti i Rusisë tashmë do të ketë frikë të udhëtojë jashtë saj nga frika e ekstradimit në gjykatën penale ndërkombëtare. 

17 Mars 2023, 20:26 Nga a.l
Akuzat ndaj liderit rus/ Kryeprokurori i Ukrainës: Tani politikanët
Andreji Kostin

UKRAINË- Kryeprokurori i Ukrainës, Andriy Kostin ka thënë se një urdhër për arrestimin e Vladimir Putin do të thotë se politikanët e civilizuar do të duhet të mendojnë dy herë përpara se të merren me të. Siç raportojnë mediat e huaja, ai gjithashtu u shpreh se presidenti i Rusisë tashmë do të ketë frikë të udhëtojë jashtë saj nga frika e ekstradimit në gjykatën penale ndërkombëtare. 

"Kjo do të thotë se çdo politikan që e konsideron veten të civilizuar dhe shikon nga e ardhmja duhet të mendojë dy herë përpara se të merret me liderin rus ose mbështetësit e tij dhe përpara se të shtrëngojë duart ose të ulet në tryezën e bisedimeve me ta", tha Kostin.  

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë.Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

gjyqi per krimet e rusise andriy kostin

Sondazh

Poll