Bota

Goditen bashkëpunëtorët e Radoje Zvicer! Mesazhet e SKY çojnë pas hekurave policë dhe oficerë specialë, operacioni synon dhe biznesmenët

Në kërkim është shpallur Nebojsha Bugarin, gjithashtu oficer policie. Në të njëjtin aksion dy ditë më parë është arrestuar edhe zyrtari i Njësisë së Kërkimeve Policore, Goran Stojanoviç.

17 Mars 2023, 19:53 Nga F.M
Goditen bashkëpunëtorët e Radoje Zvicer! Mesazhet e SKY
Radoje Zvicer

MALI I ZI- Pesë persona, pjesë të grupit kriminal Kavaçi, të kryesuar nga Radoje Zvicer janë vënë në pranga në Malin e Zi. Mediat malazeze shkruajnë se mes të arrestuarve ka dhe zyrtarë të Policisë së Shtetit që kanë bashkëpunuar ngushtë me të njëjtin rrjet kriminal pasi i kanë dhënë informacione.

Të arrestuar janë: ish-komandanti i policisë së Podgoricës, Ivan Stamatoviç, ish-oficeri special i policisë Vladimir Bajçeta (ish-truproja e Dushko Shariçit, vëllait të kreut të kartelit ballkanik të drogës, Darko Shariçit), polici Milan Popoviç, Tihomir Adžić nga Podgorica 

Në kërkim është shpallur Nebojsha Bugarin, gjithashtu oficer policie. Në të njëjtin aksion dy ditë më parë është arrestuar edhe zyrtari i Njësisë së Kërkimeve Policore, Goran Stojanoviç.

Të njëjtat media shkruajnë se hetimet kanë nisur pas sinjaleve të dhëna nga Europol, që ka zbarthyer bisedat e bëra mes të të arrestuarve në aplikacionin Sky. Aty janë gjetur emra dhe udhëzime.

Policia ka kontrolluar edhe shtëpitë e kolegëve të arrestuar. Operacioni vijon dhe dyshohet se mes të arrestuarve do të jenë edhe disa biznesmenë të klanit kriminal Kavaçi.

“Operacioni është zhvilluar pas dorëzimit të fundit të transkripteve të bisedave të kryera përmes aplikacionit të koduar të mbërritur në SDT nga Europoli. Prokurori i Shtetit dhe zëdhënësi i SDT-së, Vukas Radonjiç, bëri të ditur se masat dhe veprimet e ndërmarra nga PSP-ja me urdhër të SDT-së sot dhe ditët e kaluara janë rezultat i punës disamujore dhe veprimit të planifikuar dhe të koordinuar të SDT-së dhe BE-së. Agjencia e Unionit për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit – Europol,”- shkruhet në artikull.

goditet grupi i radoje zvicer radoje zvicer

Sondazh

Poll