Bota

Nesër takimi në Ohër/ Blinken bisedë telefonike me Borrell: Momenti i duhur për të bërë hapa përpara

Gjithashtu, BE bën të ditur se edhe Borrell por edhe Blinken janë dakorduar se ky është momenti i duhur për të bërë hapa të rëndësishëm përpara në interes të integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.

17 Mars 2023, 20:11 Nga a.l
Nesër takimi në Ohër/ Blinken bisedë telefonike me Borrell:
Josep Borrell dhe Antony Blinken

MAQEDONI I VERIUT- Pak orë para takimit të rëndësishëm mes palëvë Kosovë-Serbi dhe zyrtarëve të BE-së, shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Sipas njoftimit zyrtar të BE-së, bëhet me dije se Borrell e informoi Sekretarin Blinken për zhvillimet e fundit lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku theksoi pritshmëritë e tij për takimin e Ohrit dhe nënvizoi rëndësinë e progresit në Dialog për aspiratat evropiane të të dyja vendeve. Sipas njoftimit, Borrell ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të qartë të SHBA-së për përpjekjet e BE-së, veçanërisht për marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të qartë të SHBA-së për përpjekjet e BE-së, veçanërisht për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe për procesin në prag të takimit të nivelit të lartë që Përfaqësuesi i Lartë po takohet me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Kurti këtë të shtunë”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, BE bën të ditur se edhe Borrell por edhe Blinken janë dakorduar se ky është momenti i duhur për të bërë hapa të rëndësishëm përpara në interes të integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.

Të dy ranë dakord se ky ishte momenti i duhur për të bërë hapa të rëndësishëm përpara në interes të integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE”, thuhet në komunikatë.

Takimi në Ohër 

Në takimet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përveç delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë që do të takohen nën ndërmjetësimin e BE-së do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në cilësinë e vëzhguesit. Escobar më 17 mars në Prishtinë u takua me krerët shtetërorë dhe u shpreh optimist për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Escobar, tha se në Ohër delegacioni i Kosovës udhëton me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë. Propozimi evropian, që Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë në atë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke, diplomatët perëndimorë thonë se është marrëveshja më e mirë që aktualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

joseph borrell antony blinken

Sondazh

Poll