Bota

Moska i përgjigjet akuzave të Gjykatës në Hagë: Rusia nuk i vjedh fëmijët

Ai pretendoi se fëmijët nuk u deportuan, por u zhvendosën brenda Rusisë, sepse Ukraina është pjesë e territorit rus.

17 Mars 2023, 19:43 Nga a.l
Moska i përgjigjet akuzave të Gjykatës në Hagë: Rusia
Sergei Markov

RUSI-  Rusia i është kundërpërgjigjur akuzave të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për dëbimin e fëmijëve ukrainas nga Moska. Zëdhënësi i presidentit rus Vladimri Putin, Sergei Makrov tha se ‘Gjykata Ndërkombëtare Penale është e papërgjegjshme’, shkruajnë mediat e huaja. 

Është një politikë e qeverisë ruse për të shpëtuar fëmijët, jo për ti vjedhur ata”, tha ai, duke iu përgjigjur urdhrit të gjykatës për arrestimin e Putinit për rrëmbimet e dyshuara të fëmijëve.

Ai pretendoi se fëmijët nuk u deportuan, por u zhvendosën brenda Rusisë, sepse Ukraina është pjesë e territorit rus.

"Prindërit u lejuan të vizitonin fëmijët e tyre çdo javë”, shtoi ai.

Ai tha se pret më shumë akuza nga ICC sepse është nën kontrollin e plotë të Bashkimit Evropian i cili do të vazhdojë të përhapë “lajme të rreme”.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë.Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

gjyqi per krimet e rusise

Sondazh

Poll