Bota

Probleme me frenat, gjiganti automobilistik tërheq nga qarkullimi 1.2 mln vetura në SHBA

Gjiganti i prodhimit të auto veturave po largon edhe 220,000 makina të tjera nga rrugët për të rregulluar krahët e fshirëseve të xhamit të cilat raportohet se mund të thyhen.

17 Mars 2023, 19:35 Nga a.l
Probleme me frenat, gjiganti automobilistik tërheq nga qarkullimi 1.2 mln
Ford

SHBA- Firma e prodhimit të makinave “Ford” ka njoftuar se po tërheq nga qarkullimi mbi 1.2 milionë mjete në Shtetet e Bashkuara për shkak të shqetësimeve rreth tubave të frenave që rrjedhin, defekt i cili ka shkaktuar deri tani një aksident, shkruajnë mediat e huaja. 

Gjiganti i prodhimit të auto veturave po largon edhe 220,000 makina të tjera nga rrugët për të rregulluar krahët e fshirëseve të xhamit të cilat raportohet se mund të thyhen. Kompania tha në dokumentet e postuara të premten nga rregullatorët e sigurisë se tubat e frenave të përparme mund të çahen dhe të rrjedhë lëngu i frenave. Kjo problematikë do të rriste udhëtimin e pedalit të frenave dhe do t’i bënte distancat e ndalimit më të gjata, duke rritur rrezikun e përplasjeve.

ford

Sondazh

Poll