Bota

Urdhër arresti ndaj Putin/ Borrell: Ky është vetëm fillimi

Josep Borrell, përfaqësuesi i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, ka reaguar për lëshimin e një urdhri arresti për Vladimir Putin nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës për akuzat për krime lufte.

17 Mars 2023, 18:59 Nga a.l
Urdhër arresti ndaj Putin/ Borrell: Ky është vetëm fillimi
Josep Borrell dhe Vladimir Putin

SHBA- Josep Borrell, përfaqësuesi i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, ka reaguar për lëshimin e një urdhri arresti për Vladimir Putin nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës për akuzat për krime lufte.

Ky është një vendim i rëndësishëm i drejtësisë ndërkombëtare dhe për popullim e Ukrainës. Ky është vetëm fillimi i mbajtjes së Rusisë përgjegjëse për krimet dhe mizoritë në Ukrainë”, deklaroi ai pas vendimit për presidentin rus.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë.Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

gjyqi per krimet e rusise

Sondazh

Poll