Bota

"Ata s'do kthehen kurrë më në shoqëri!"/ Shtyhet gjendja e jashtëzakonshme në El Salvador, presidenti humor me kushtet e burgut

Presidenti Naguib Bukele, i cili vetë me krenari ndau pamjet nga burgu iu përgjigj me një ton ironik komenteve që komentonin lakuriqësinë dhe trajtimin e të burgosurve të rinj të burgut.

17 Mars 2023, 17:57 Nga k.m.
"Ata s'do kthehen kurrë më në shoqëri!"/
Foto ilustruese

EL SALVADOR- Në 24 orët e fundit, janë shfaqur pamjet e transferimit të 2000 të burgosurve të tjerë në burgun më të madh të Amerikës Latine, të ndërtuar në El Salvador në kuadër të luftës së shpallur nga presidenti i vendit kundër krimit dhe bandave. Presidenti Naguib Bukele, i cili vetë me krenari ndau pamjet nga burgu iu përgjigj me një ton ironik komenteve që komentonin lakuriqësinë dhe trajtimin e të burgosurve të rinj të burgut.

“Topless? A mos po ankoheni se nuk u kemi veshur smoking të burgosurve? Zbathur? Aktualisht po marrim para nga fondi i spitalit të fëmijëve për t'u blerë këpucë! Cilën markë preferoni t'u veshim?,"-shkruan Bukele në rrjetet e tij sociale. Në vitin e kaluar, dhjetëra mijëra njerëz janë arrestuar si pjesë e fushatës së qeverisë kundër bandave. Shumë grupe të të drejtave të njeriut kanë lëshuar paralajmërime për shkeljen e të drejtave të të arrestuarve dhe ndalimin e mundshëm dhe të paligjshëm të të pafajshmëve, gjë që duket se nuk e pengon aspak presidentin e El Salvadorit, i cili e ka parë popullaritetin e tij të rritet në vend për shkak të rënies së kriminaliteti.

Parlamenti i El Salvadorit zgjati dje gjendjen e jashtëzakonshme për një muaj tjetër me kërkesë të presidentit Naguib Bukele, "lufta" e të cilit kundër bandave, ose siç e quan ai "maras", ka çuar në më shumë se 65,000 arrestime dhe ndalime që nga marsi i vitit 2022.

Gustavo Villatoro, ministri i drejtësisë i El Salvadorit, tha dje se anëtarët e bandave që janë arrestuar se: Nuk do të kthehen kurrë në shoqëritë, lagjet dhe qytetet e El Salvadorit tonë të dashur.

Vetëm 3500 nga të arrestuarit janë liruar deri më tani.

Burgu famëkeq CECOT i hapur shkurtin e kaluar ka kapacitetin të strehojë deri në 40,000 të burgosur. Transferimi i dytë masiv i 2000 të burgosurve u bë të mërkurën dhe pamjet e burrave gjysmë të zhveshur dhe zbathur shkaktuan reagime të forta nga shtypi ndërkombëtar. Fotot e publikuara nga presidenca e vendit nxjerrin në pah disa nga kushtet e paraburgimit në burg.

"Ata s'do kthehen kurrë më në shoqëri!"/

Sipas Sun , rreth 250 policë dhe 600 ushtarë, të armatosur ruajnë objektet me ndihmën e teknologjisë së lartë të Qendrës së Paraburgimit të Terroristëve dhe monitorojnë lëvizjet e të burgosurve. Siç bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e vendit, në operacionin e djeshëm për transferimin e 2000 të burgosurve morën pjesë 1200 ushtarë dhe tre helikopterë të Forcave Ajrore. Në çdo qeli 100 të burgosurdhe vetëm dy lavamanë dhe dy tualete për të gjithë të burgosurit.

“Nuk do të ketë dyshekë në qeli,”- tha një nga rojet e burgut pak kohë më parë, gjatë hapjes së burgut.

Sipas disa raporteve, të burgosurit lejohen të dalin nga qelitë e tyre vetëm nëse duhet të shkojnë në gjykatë ose nëse dënohen duke u mbajtur në izolim. Vetë Bukele kishte siguruar në deklaratat e mëparshme se të burgosurit e burgut të ri, të cilët trajtohen si terroristë, nuk do të kenë më akses në "qejfe", madje do u ndalohet edhe komunikimi nga brenda burgut.

el salvador

Sondazh

Poll