Bota

Pak orë larg takimit të rëndësishëm, kryeministri Albin Kurti arrin në Ohër

Ndërkohë pasi Borell e Lajcak të kenë përfunduar edhe takimin e tyre me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillohet takimi trepalësh Kurti-Vuçiç i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

17 Mars 2023, 18:44 Nga a.l
Pak orë larg takimit të rëndësishëm, kryeministri Albin
Kurti mbërrin në Ohër

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku nesër do të ketë një ditë të gjatë me takime. Kurti fillimisht do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell e i cili do të jetë i shoqëruar nga Miroslav Lajcak.

Ndërkohë pasi Borell e Lajcak të kenë përfunduar edhe takimin e tyre me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillohet takimi trepalësh Kurti-Vuçiç i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në këtë takim do të diskutohet për finalizimin e Aneksit të Implementimit të planit franko-gjerman

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll