Bota

Vizita e Xi Jinping në Rusi/ Pekini: Synon të nxisë paqen

Udhëtimi i Xi vjen ndërsa Pekini përpiqet të prezantohet si një ndërmjetës neutral i paqes në luftën e Ukrainës dhe ndërsa përpiqet të balancojë marrëdhëniet e tij “pa kufij” me Moskën dhe marrëdhëniet e tensionuara me Perëndimin.

17 Mars 2023, 17:48 Nga a.l
Vizita e Xi Jinping në Rusi/ Pekini: Synon të nxisë paqen
Wang Wenbin

KINË- Presidenti kinez Xi Jinping do të udhëtojë në Rusi javën e ardhshme për të zhvilluar bisedime me presidentin Vladimir Putin, thanë të premten të dy vendet, ndërsa Pekini kërkon një plan për t'i dhënë fund luftës së rëndë në Ukrainë, e cila është pritur me një mirëseardhje të vakët në të dyja anët, shkruan Reuters. 

“Propozimi i Kinës është që të nxisë paqen dhe të promovojë bisedimet,” tha zëdhënësi Wang Wenbin në një konferencë të rregullt për shtyp të premten.

Udhëtimi i Xi vjen ndërsa Pekini përpiqet të prezantohet si një ndërmjetës neutral i paqes në luftën e Ukrainës dhe ndërsa përpiqet të balancojë marrëdhëniet e tij “pa kufij” me Moskën dhe marrëdhëniet e tensionuara me Perëndimin.

 

 

lufta ukraine-rusi xi jinping

Sondazh

Poll