Bota

Pas dështimit të Sillicon Valley Bank; ish-shefi shfaqet me pushime në vilën e tij në Havai (FOTOT)

Së bashku me gruan e tij, ata mbërritën me një limuzinë dhe udhëtuan me shofer në aeroportin e San Franciskos të hënën dhe pasi prenë bileta të klasit të parë për në parajsën e ishullit, u panë duke ecur në rrugët e Lahaina me pantallona të shkurtra.

17 Mars 2023, 18:41 Nga k.m.
Pas dështimit të Sillicon Valley Bank; ish-shefi shfaqet me pushime
Gregory Becker

HAWAI- Ish-shefi i Bankës së Silicon Valley, Gregory Becker është strehuar në vilën e tij luksoze prej 3.1 milionë dollarësh në Maui, Hawaii – duke lënë pas kaosin e kolapsit të bankës. Dailymail ka kapur fotot e Becker duke shijuar diellin në vendstrehimin e tij bregdetar në Hawaii. Së bashku me gruan e tij, ata mbërritën me një limuzinë dhe udhëtuan me shofer në aeroportin e San Franciskos të hënën dhe pasi prenë bileta të klasit të parë për në parajsën e ishullit, u panë duke ecur në rrugët e Lahaina me pantallona të shkurtra.

Becker është kritikuar ashpër për trajtimin e tij të kolapsit të bankës dhe madje është nën hetim nga Departamenti i Drejtësisë për shitjen e aksioneve pak para rënies. CNBC raportoi se ai shiti rreth 30 milionë dollarë aksione gjatë dy viteve të fundit. Greg Greg Becker duket se ka shitur 12,451 aksione më 27 shkurt për 3.6 milionë dollarë, me një çmim mesatar prej 287.42 dollarësh secila.

gregory becker silicon valley bank

Sondazh

Poll