Bota

Macron 'detyroi' rritjen e moshës së pensionit/ Zemërimi francez nuk ndalet, të hënën mocion mosbesimi kundër tij...

Më shumë se 300 persona u arrestuan në të gjithë Francën gjatë natës pas protestave kundër vendimit të Emmanuel Macron për të anashkaluar parlamentin dhe për të detyruar ndryshimin e moshës së pensionit, nga 62 në 64 vjeç.

17 Mars 2023, 16:40 Nga k.m.
Macron 'detyroi' rritjen e moshës së pensionit/
Pamje nga Franca

FRANCË- Grevat e rafinerive janë përshkallëzuar në Francë pasi ministri i Brendshëm foli për protestuesit që po bënin kërdi në të gjithë vendin dhe disa deputetë kërkuan mbrojtje nga Policia. Më shumë se 300 persona u arrestuan në të gjithë Francën gjatë natës pas protestave kundër vendimit të Emmanuel Macron për të anashkaluar parlamentin dhe për të detyruar ndryshimin e moshës së pensionit, nga 62 në 64 vjeç.

Macron udhëzoi kryeministren, Élisabeth Borne, të thërriste nenin 49.3 të Kushtetutës, i cili lejon qeverinë të miratojë një projektligj pa votim parlamentar. Ndërsa politikanët e opozitës akuzuan qeverinë për një qasje brutale dhe jodemokratike, demonstruesit u mblodhën në qytete si Parisi dhe Rennes dhe qytete më të vogla si Laval dhe Évreux. Rreth 200 protestues bllokuan për pak kohë trafikun në unazën e Parisit herët në mëngjes të së premtes. 

Në mbrëmjen e vonë të së enjtes në Paris, disa njerëz ndezën zjarr në rrugët dytësore dhe shkaktuan dëme në frontet e dyqaneve pasi policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të larguar qindra protestues që ishin mbledhur. Përplasja vazhdoi deri në orën 23:30, ndërsa 217 persona u arrestuan nga Policia.

Plani i Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 u miratua nga përdorimi i befasishëm, në minutën e fundit të një pushteti të posaçëm kushtetues pas dy muajsh grevash të koordinuara mbarëkombëtare dhe disa nga protestat më të mëdha në dekada. Qeveria e mori vendimin pasi kishte frikë se nuk mund të siguronte shumicën e deputetëve për të votuar pro. 

Tani partitë opozitare do të thërrasin një votë mosbesimi ndaj qeverisë, e cila pritet të mbahet të hënën. Që Macron të rrëzohej nga mocioni i mosbesimit, do të kërkonte një numër të madh deputetësh nga partia e djathtë Les Républicains. Por ata kanë bër me dije se nuk do ta bëjnë diçka të tillë.

Mirëpo pritet e hëna për të zbuluar se çfarë do të ndodhë...

Marrë dhe përshtatur nga TheGuardian

france pensione ne france

Sondazh

Poll