Bota

Fletë-arresti ndaj Putin, Vuçiç: Më duhet të mendojmë se çfarë do bëjmë...

Vuçiç e mori vesh lajmin gjatë një turneu në rrethin e Sremit.

17 Mars 2023, 18:34 Nga k.m.
Fletë-arresti ndaj Putin, Vuçiç: Më duhet të
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se duhet të ulet dhe të mendojë lidhur me lajmin që mori se Gjykata Ndërkombëtare Penale kishte lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin. Vuçiç e mori vesh lajmin gjatë një turneu në rrethin e Sremit.

"Ma dhanë lajmin gjatë udhëtimit. Pas kësaj, u gjenda në një kopsht fëmijësh dhe thashë: "Më lër të ulem në bankë dhe të mendoj para se të them diçka." Unë nuk jam nga ata njerëz që mendojnë gjithçka në një sekondë. Më duhet të mendoj se çfarë do të bëjmë dhe si do ta bëjmë atë,"-tha Vuçiç.

Presidenti theksoi se situata në botë po ndërlikohet.

Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​​një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe zyrtaren Maria Lvova-Belova, pasi i akuzon për krime luftë në Ukrainë.

aleksander vucic gjyqi per krimet e rusise

Sondazh

Poll