Bota

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë Veriore: SHBA-ja do të vëzhgojë takimin në Ohër

Për arsye që nuk dihen, takimi mes Kurtit dhe Vuciçit është zhvendosur nga Brukseli në Ohër. Ambasadorja amerikane thotë se Maqedonia Veriore, duke pritur këtë takim, dëshmon rolin pozitiv të saj në rajon.

17 Mars 2023, 18:20 Nga a.l
Ambasadorja amerikane në Maqedoninë Veriore: SHBA-ja do të
Angela Aggeler

MAQEDONI E VERIUT- Pas takimeve maratonë në Kosovë dhe Serbi, emisari amerikan Gabriel Escobar, udhëton për në Ohër, ku do ta vëzhgojë takimin mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuciç. Ambasadorja amerikane në Maqedoninë Veriore, Angela Aggeler, ka njoftuar se shteti i saj e vëzhgon takimin, të cilin e ndërmjetëson Kryediplomati evropian, Josep Borrell.

Shtetet e Bashkuara fuqishëm e përkrahin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe Zëvendësndihmës-Sekretari Gabriel Escobar do të jetë në Ohër, si vëzhgues i këtij procesi”, thuhet në një postim të diplomates amerikane. 

Për arsye që nuk dihen, takimi mes Kurtit dhe Vuciçit është zhvendosur nga Brukseli në Ohër. Ambasadorja amerikane thotë se Maqedonia Veriore, duke pritur këtë takim, dëshmon rolin pozitiv të saj në rajon.

Roli i Maqedonisë Veriore si nikoqire e këtij takimi të rëndësishëm nënvizon udhëheqjen e saj pozitive në rajon”, thuhet në njoftimin e ambasadores.

Kurti dhe Vuciç takohen nesër për të diskutuar rreth zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve, të cilin e kanë pranuar në takimin e kaluar më 27 shkurt, në Bruksel. 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll