Bota

Nesër takimi Kurti – Vuçiç/ Vendosen masa të rrepta sigurie në rrugën që të çon për në Ohër

Në disa rrugë janë krijuar edhe kolona për shkak të lëvizjes së delegacioneve.

17 Mars 2023, 18:07 Nga a.l

 

Nesër takimi Kurti – Vuçiç/ Vendosen masa të
Merren masa të rrepta sigurie për takimin në Ohër

KOSOVË- Vetëm pak orë nga fillimi i takimit që do të zhvillohet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Ohër, autoritetet e këtij vendi kanë shktuar masat e sigurisë në rrugë. 

Forca të shtuara policore raportohen nga kufiri Kosovë-Maqedoni e Veriut dhe në rrugën që çon për në Ohër. Në disa rrugë janë krijuar edhe kolona për shkak të lëvizjes së delegacioneve. Ministria për Punë të Brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut njoftoi gjatë ditës se për shkak të këtij takimi po merren masat dhe aktivitetet duhura të sigurisë dhe rregullimit të komunikacionit. Sipas MPB-së këto aktivitete kanë për qëllim sigurinë fizike dhe të trafikut të rrugëve dhe objekteve të tjera, për të cilat tashmë janë vendosur kontakte dhe koordinim me shërbimet e vetëqeverisjes lokale, si dhe me të gjithë personat juridikë përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve në qytet, si dhe me subjekte të tjera përkatëse.

Takimi në Ohër 

Në takimet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përveç delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë që do të takohen nën ndërmjetësimin e BE-së do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në cilësinë e vëzhguesit. Escobar më 17 mars në Prishtinë u takua me krerët shtetërorë dhe u shpreh optimist për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Escobar, tha se në Ohër delegacioni i Kosovës udhëton me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë. Propozimi evropian, që Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë në atë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke, diplomatët perëndimorë thonë se është marrëveshja më e mirë që aktualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll