Aktualitet

3 shkolla në Tiranë të përmbytura, pamje nga 9-vjeçarja “Sabaudin Gabrani”, uji hiqet me kova (VD)

24 Shtator 2019, 07:44 Nga DOSJA
3 shkolla në Tiranë të përmbytura, pamje nga

Tiranë- Stuhitë kanë goditur gjatë natës qytetin e Tiranës. Shumë rrugë të kryeqytetit janë bllokuar nga uji duke u përmbytur.  Dosja.al mëson se janë përmbytur 3 shkolla 9-vjeçare në kryeqytet,“Sabaudin Gabrani”, shkolla 9-vjeçare në “Yzberisht” dhe shkolla 9-vjeçare “Lalm”.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme shkolla ” Sabaudin Gabrani” në qytet është përmbytur. Uji nga shkolla po nxirret me kova dhe mjete të tjera.  Një pjesë e oborrit është totalisht e përmbytur.

Ende vijojnë shirat e dendur në vend. Qytetet që janë prekur më shumë nga shirat dhe moti i furishëm janë Tirana, Fushë Kruja, Lezha, Durrësi, Vlora dhe Laçi. Rrethi i Krujës dhe qytetit i Laçit janë gdhirë nën ujë. Deri më tani raportohen dhjetëra banesa të përmbytura dhe dhjetëra familje të izoluara në fshatrat e Krujës dhe Laçit. Është bllokuar qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës pasi është përmbytur. Aksi Milot dhe  Fushë- Krujë- Milot kalohet me vështirësi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3 shkolla përmbyten në tiranë moti i keq ne shqiperi shqiperia nen uje 3 shkolla përmbyten në tiranë moti i keq ne shqiperi shqiperia nen uje

Sondazh

Poll