Aktualitet

Moti i keq ‘pushton’ vendin, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes, ja akset ku ka rënie gurësh

24 Shtator 2019, 07:22 Nga DOSJA
Moti i keq ‘pushton’ vendin, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të

TIRANË- Reshjet e dendura që ranë gjatë mbrëmjes së djeshme, kane shkaktuar mjaft probleme në disa akse në vend, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën apel për gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit, ndërkohë që jep një pasqyrë të gjendjes së rrugëve në vend.

Si pasojë e reshjeve intensive ka pasur rrëshqitje dherash e gurësh deri pranë tunelit të Shkopetit.

NJOFTIMI NGA ARRSH:

Gjatë orëve të fundit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ? të githa strukturat e ARRSH-së janë në terren për të normalizuar gjendjen ?‍?në të gjitha akset kombëtare të prekura nga to ?
?Rajoni Verior, komunikon se në segmentin Skuraj-Burrel (zona Shkopet) ka rënie të vogla gurësh, po punohet për pastrimin e rrugës, nuk ka probleme me qarkullimin rrugor.
?Rajoni Qendror, komunikon se po punohet në segmentin sa kalon rreth rrotullimin e Bërzhitës, dhe në të gjitha akset e këtij rajoni qarkullimi kryhet pa problem.
?Rajoni Jugor komunikon se itensiteti i reshjeve ka rënë, qarkullimi kryhet pa problem në të gjitha akset.
Situata është në monitorim të vazhdueshëm nga kompanitë dhe sektori i mirëmbajtjes ARRSH.
⚠️I bëjmë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve? të bëjnë kujdes, të ulin shpejtësinë të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë rrugore .

Ende vijojnë shirat e dendur. Qytetet që janë prekur më shumë nga shirat dhe moti i furishëm janë Tirana, Fushë Kruja, Lezha, Durrësi dhe Vlora. Që prej mbrëmjes së djeshme katet e para të pallateve dhe shumë nga lokalet e kryeqyteti janë përmbytur. Në shumë qytete të vendit ka mungesë të energjisë elektrike.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh moti i keq ne shqiperi shqiperia nen uje arrsh moti i keq ne shqiperi shqiperia nen uje

Sondazh

Poll