Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin Tiranën, Besa Shahini: Në 3 shkolla nëntëvjeçare pezullohet mësimi

24 Shtator 2019, 07:38 Nga DOSJA
Reshjet e shiut përmbytin Tiranën, Besa Shahini: Në 3 shkolla

TIRANË- Për shkak të reshjeve të dendura që ranë mbrëmjen e djeshme, janë përmbytur katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare “Lalm”, të gjitha në Tiranë.

Lajmin e bën me dije ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila thotë se si pasojë e kësaj situate, sot në këto shkolla është pezulluar mësimi dhe do të bëhet zëvendësimi në një ditë tjetër.

Për shkak të reshjeve të mbrëmshme janë përmbytur katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm – të gjitha në Tiranë. Si pasojë, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim.
Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër”, shkruan Shahini.

Ndërkohë, në shkollën “Sabaudin Gabrani” uji po nxirret me kova dhe mjete të tjera.  Një pjesë e oborrit është totalisht e përmbytur.

Ende vijojnë shirat e dendur. Qytetet që janë prekur më shumë nga shirat dhe moti i furishëm janë Tirana, Fushë Kruja, Lezha, Durrësi dhe Vlora. Që prej mbrëmjes së djeshme katet e para të pallateve dhe shumë nga lokalet e kryeqyteti janë përmbytur. Në shumë qytete të vendit ka mungesë të energjisë elektrike.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini moti i keq ne shqiperi permbyten 3 shkolla ne tirane shqiperia nen uje besa shahini moti i keq ne shqiperi permbyten 3 shkolla ne tirane shqiperia nen uje

Sondazh

Poll