Aktualitet

Pamje nga Laçi/ Momentet kur përroi del nga shtrati dhe përmbyt çdo gjë (VD)

24 Shtator 2019, 07:21 Nga DOSJA
Pamje nga Laçi/ Momentet kur përroi del nga shtrati dhe përmbyt

Tiranë-Pas shirave të dendura gjatë mesnatës është përmbytur totalisht qyteti i Laçit. Qindra hektarë tokë dhe banesa janë nën ujë pasi ka dalë nga shtrati edhe përroi që ndodhet brenda qytetit. Dosja.al mëson se niveli i ujit në këtë qytet është shumë i lartë.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al përroi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur çdo gjë.

VIDEO marrë nga JOQ:

Ende vijojnë shirat e dendur në vend. Qytetet që janë prekur më shumë nga shirat dhe moti i furishëm janë Tirana, Fushë Kruja, Lezha, Durrësi, Vlora dhe Laçi. Rrethi i Krujës dhe qytetit i Laçit janë gdhirë nën ujë. Deri më tani raportohen dhjetëra banesa të përmbytura dhe dhjetëra familje të izoluara në fshatrat e Krujës dhe Laçit. Është bllokuar qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës pasi është përmbytur. Aksi Milot dhe  Fushë- Krujë- Milot kalohet me vështirësi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi përmbytet qyteti i laçit shqiperia nen uje moti i keq ne shqiperi përmbytet qyteti i laçit shqiperia nen uje

Sondazh

Poll