Politike

Banesa nën ujë dhe rrugë të bllokuara/ Rama publikon foto pas stuhive: Po punojmë pa ndërprerje

24 Shtator 2019, 06:43 Nga DOSJA
Banesa nën ujë dhe rrugë të bllokuara/ Rama publikon foto

Tiranë– Pas shirave të dendur gjatë natës kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shteti po punon për të normalizuar situatës. Kryeministri ka publikuar disa foto ku shfaqen dëmet e shkarkuara nga stuhia dhe banesa që ndodhen nën ujë.

“Mirëmengjesz dhe me pamjet e punës që vijon pa ndërprerje për normalizimin e situatës pas stuhive të mbrëmshme, ju uroj një ditë të qetë”, shprehet ai teksa publikon edhe fotot.

Foto të publikuara nga Rama: 

Ende vijojnë shirat e dendur në vend. Qytetet që janë prekur më shumë nga shirat dhe moti i furishëm janë Tirana, Fushë Kruja, Lezha, Durrësi, Vlora dhe Laçi. Rrethi i Krujës dhe qytetit i Laçit janë gdhirë nën ujë. Deri më tani raportohen dhjetëra banesa të përmbytura dhe dhjetëra familje të izoluara në fshatrat e Krujës dhe Laçit. Është bllokuar qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës pasi është përmbytur. Aksi Milot dhe  Fushë- Krujë- Milot kalohet me vështirësi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike moti i keq ne shqiperi shqiperia nen uje moti i keq ne shqiperi shqiperia nen uje

Sondazh

Poll