Politike

Nga gazetare në poete, ministrja e faturave të luksit shqetësohet për fushën e futbollit: Tërmeti si magjia e heronjve të

23 Shtator 2019, 16:37 Nga DOSJA
Nga gazetare në poete, ministrja e faturave të luksit shqetësohet

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë Etlida Gjonaj ka reaguar mjaft e shqetësuar për një fushë futbolli që është dëmtuar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë. Në një status në rrjetet sociale, ministrja Gjonaj, të cilës iu publikuan faturat e luksit ku paguante të paktën 700 euro një natë hoteli, ka vizituar sot çdo familje të njësisë 7 në rrugën “Kel Kodheli”, që u prek nga lëkundjet e tërmetit, por në sy i ka rënë fusha sportive.

Me disa fjali si poezi, Gjonaj përshkruan se si brenda portretit të fëmijëve, sipas ministres fshihej një botë e tërë pafajësie ku lëkundjet sizmike ngjanin me magjinë që përdorin super heronjtë e përrallave, shumë larg realitetit.

Në fund të statusit të saj, Gjonaj shkruan se fëmijëve të kësaj zone u ka premtuar se fusha sportive do të rikonstruktohet krejtësisht.

Teksa vizitonim çdo familje të njësisë 7 në rrugën “Kel Kodheli”, që u prek nga lëkundjet e tërmetit, një moment ishte disi më i veçantë. Disa vogëlushë, braktisën një çast lojën e tyre dhe me hapat e vegjël u afruan për të na treguar së afërmi se si ishte dëmtuar fusha sportive.? Brenda portretit të tyre fshihej një botë e tërë pafajësie ku lëkundjet sizmike ngjanin me magjinë që përdorin super heronjtë e përrallave, shumë larg realitetit. Ne nuk jemi të tillë, por bashkë me Arbenin i premtuam se fusha do të rikonstruktohet plotësisht dhe do të bëhet gati për lojën e radhës sa më shpejt.⚽,”– shkruan Etlida Gjonaj teksa shihet mjaft e qeshur krah fëmijëve në foto.

Shqipëria u godit nga një tëmret mjaft i fuqishëm dy ditë më parë, që la pas mbi 100 persona të plagosur dhe 900 banesa të dëmtuara. Disa prej tyre të shkatërruara plotësisht. Por ministrja Gjonaj ka zgjedhur të bëhet ‘poete’ ditën e sotme pas takimit me disa fëmijë të cilët kanë mbetur pa fushë futbolli.

Sigurisht që edhe lojërat janë mjaft të rëndësishme, qeveria duhet të shqetësohet edhe fushën e futbollit të fëmijëve, por mos ndoshta kanë më prioritet ata qytetarë që po flenë në çadra? Ndoshta duhen vizituar ata qytetarë që përveçse kanë mbetur pa shtëpi, si pasojë e tërmetit, tashmë përballojnë edhe rrebeshet e shiut?!

Kohët e fundit, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin për faturat e luksit që u publikuan në media për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Faktoje.al publikoi disa fatura të Gjonajt, për udhëtimet e saj jashtë vendit ku vihej re se një natë hoteli kapte shifrën 700 Euro. 

Dosja.al e ndoqi këtë çështje, ku pyeti dhe hotelet në të cilat kishte fjetur ministjra, të cilët thanë se Gjonaj ka qenë në një kohë që një dhomë mund të gjendej dhe më lirë.

Nga ana tjetër ministrja e Drejtësisë në një reagim të saj, nuk pranoi akuzat duke thënë se po i bëhen se është grua. Teksa jepte leksione se si bëhej gazetaria, Gjonaj shprehej se 700 euro nuk ishte shpenzuar vetëm për vete, por për të gjithë stafin që e shoqëronte.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike etilda gjonaj si poete faturat e luksit te etilda gjonajt termet i forte ne shqiperi etilda gjonaj si poete faturat e luksit te etilda gjonajt termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll