Politike

Braçe tregon ku e gjeti tërmeti: Vajza qëndroi poshtë derës, mora Lleshajn në telefon, u frikësova

23 Shtator 2019, 20:05 Nga DOSJA
Braçe tregon ku e gjeti tërmeti: Vajza qëndroi poshtë

TIRANË– Zv-kryeministri Erion Braçe ka rrëfyer se si e përjetoi tërmetin që tronditit gjithë Shqipërinë ditën e shtunë. I ftuar në emisionin “Open”, Braçe tha se në atë moment ishte në shtëpi me të bijën dhe po shikonte ndeshjen.

U frikësova normalisht. Po shikoja ndeshjen dhe u tremba. Reagimi i parë ishte ndaj punëtorit përballë. I thashë mbahu. Pastaj ishte me vajzën time sepse me atë isha në shtëpi. Ajo kishte lexuar në internet dhe qëndroi poshtë derës.

Sapo mora veten mora drejtorin e Emergjencave Civile në telefon, më pas mora ministrin e Brendshëm,”– tregoi Braçe duke mos e fshehur frikën që ndjeu.

Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë të shtunën duke lënë pas më shumë se 110 persona të lëdnuar. Tërmeti me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit dëmtoi më shumë se 900 banesa, disa prej tyre të shkatërruara plotësisht.

Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace termet i forte ne shqiperi erion brace termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll