Politike

Tryeza e thirrur nga OSBE, koalicioni opozitar mblidhet nesër për reformën zgjedhore, ja çfarë pritet të diskutohet

23 Shtator 2019, 20:02 Nga DOSJA
Tryeza e thirrur nga OSBE, koalicioni opozitar mblidhet nesër për

TIRANË- Koalicioni opozitar pritet të mblidhet nesër në orën 14.00 për të vendosur rreth tryezës së thirrur nga OSBE, lidhur me reformën zgjedhore.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në takimin që pritet të zhvillohet ditën e nesërme, aleatët opozitarë do të diskutojnë për t’u paraqitur në tryezë në nivel ekspertësh.

Theksojmë se reforma zgjedhore është një nga kushtet për të çuar përpara integrimin europian dhe pjesëmarrja e opozitës është tregues i vullnetit të mirë të saj, për të mos u bërë pengesë për çeljen e negociatave.

Më 25 shtator OSBE-ja do të zhvillojë një tryezë të përbashkët për diskutimet mbi Reformën Zgjedhore.Ftesa për pjesëmarrje i është dërguar edhe Partisë Demokratike si dhe partive të tjera të opozitës jashtëparlamentare.Në lidhje me këtë ftesë kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se nuk i ka ardhur ende një ftesë e tillë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike koalicioni opozitar lulzim basha osbe tryezë për reformën zgjedhore koalicioni opozitar lulzim basha osbe tryezë për reformën zgjedhore

Sondazh

Poll