Politike

Lajmi i rremë për tërmetin, Meta bën thirrje për qetësi: Mos keqpërdorni situatën, sillni në Shqipëri Agjencinë Ndër

23 Shtator 2019, 14:17 Nga DOSJA
Lajmi i rremë për tërmetin, Meta bën thirrje për

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit të rremë për tërmetin, teksa shkruan se askush nuk duhet ta keqpërdorë këtë situatë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta bën thirrje për qetësi dhe kërkon që e gjithë vëmendja të fokuroshet në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

Presidenti falënderon vendet partnere dhe Bashkimin Europian për solidaritetin dhe kërkon që bashkëpunim njerëzor pas tronditjeve të ditëve të fundit. 

Të gjithë duhet të shtojnë kontributet pozitive dhe solidare në bazë të përgjegjësive institucionale, politike, shoqërore dhe qytetare,”- shkruan Meta ndër të tjera.

Deklarata e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson ruajtjen e qetësisë nga të gjithë dhe rëndësinë e frymës së bashkëpunimit dhe solidaritetit njerëzor, pa përjashtim, nga aktorët institucionalë, politikë, shoqërorë dhe mediatikë, për normalizimin e plotë të situatës, pas tronditjeve të ditëve të fundit.

Transparenca dhe përgjegjshmëria maksimale për evidentimin e pasojave është tepër e rëndësishme në këto momente.

Në veçanti, vlerësimi teknik i banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara është tepër i domosdoshëm për të ardhmen.

Ndaj duke vlerësuar dhe solidaritetin e vendeve partnere dhe Bashkimit Europian, Presidenti Meta i kërkon qeverisë të ftojë zyrtarisht edhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, që ka kapacitetet e duhura për të përcaktuar sigurinë dhe rezistencën e banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Keqpërdorimi nga kushdo i kësaj situate, nuk është rruga e duhur për të përballuar një shqetësim të përgjithshëm, në mënyrë të bashkuar dhe të përgjegjshme, vetëm në interes të qytetarëve të traumatizuar nga tronditjet dhe pasojat në banesat e pronat e tyre.

Të gjithë duhet të shtojnë kontributet pozitive dhe solidare në bazë të përgjegjësive institucionale, politike, shoqërore dhe qytetare.

Përmes një titulli bombastik, Syri.net botoi dje një lajm që qarkullonte në rrjetet sociale dhe Whatsapp, vendi do të goditej nga një tërmet në 23.30 me një fuqi 6 magnitudë, pra më i fortë se ai i te shtunës që ishte 5.8.

Lajmi u përhap në të gjithë mediat sociale duke nxjerrë njerëzit të alarmuar në rrugë. Tirana u mbush me qytetarë që dolën në Sheshin Skënderbej, në pedonale dhe kaluan natën nëpër makina. Kryeministri Edi Rama e quajti lajmin kriminal dhe kërkoi reagimin e fortë të strukturave shtetërore.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alarmi fals per termetin ilir meta alarmi fals per termetin ilir meta

Sondazh

Poll