Politike

Lajmi i rremë/ Çim Peka sqaron publikun dhe Ramën: Budalla i Surrelit, dërgon plakën të zbukurohet me 100 euro, përmbyte

23 Shtator 2019, 14:15 Nga DOSJA
Lajmi i rremë/ Çim Peka sqaron publikun dhe Ramën: Budalla i

TIRANË- Pronari i portalit Syri.net dhe SyriTv, Çlirim Peka ka reaguar pas lajmit të rremë të botuar mbrëmjen e djeshme, se një tërmet apokaliptik do të godiste Shqipërinë në orën 23:30.  Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Peka thotë se kryeministri Edi Rama e sulmon politikisht Syri.net.

Peka thotë se Rama s’ka kredibilitet të flasë për besueshmërinë  e medias, pasi të ëmën e tij e dërgon të paguajë 100 euro për një rregullim në parukeri.  Më tej, ai përmend akuzën e Ylli Rakipit, se Rama manipuloi kryeqytetasit në vitin 2001 kur Tirana u përmbyt.

Reagimi i plotë:

Dy fjale budallait te Surrelit, gruas ministre te trafikantit te dorehequr dhe cubit minister qe i merrej goja live nga nje mini termet!!!                                                                                                          Mbreme nga Stambolli me shume gjase nen shoqerine e nje qytetari amerikan, njeriut qe i dergove Ina Ramen ne Rinas per ta arrestuar vite me pare pse i kishte dhene nje interviste Fevzos, i cili po te siguron nje shterngim duarsh ne NY me 1.2 miliard ne mes per te cilat me vone flasim bashke, paske dhene urdher te bastiset ëebi im, shtepia ime e besueshmeria e ëebit qe drejtoj une. Sqarimin e te vertetes se lajmit e ke ne linkun me poshte. Per ty dy fjale: Ti me flet per besueshmeri, ti budallai i Surrelit qe dergon plaken te zbukurohet me 100 euro ne parukeri e me pas e detyron te marre sherbimin urban per ne shtepi qe te duket si pensioniste ne hall? Ti me flet per besueshmeri qe poston mesazhe per qetesi dhe vete ja mbath per ne NY? Ti me flet per perhapje paniku? Ti qe permbyte Tiranen per eksperiment duke hapur digen e liqenit e ja mbathe per ne Kine? Ti kercenon gazetaret e mi me burg nepermjet nje gruaje ministre qe burri i dha doreheqjen si trafikant? Ti me kercenon me Lleshin qe i dridhej goja live per nje mini termet dhe ju kerkon qytetareve te rrine ne shtepite e plasaritura? Ti vertet mendove mbreme se ja hodhe duke sajuar nje fake per nje lajm te sponsorizuar nga Blushi ne dreke, nga gazeta Shekulli me pas e nga shumica e portaleve ne darke ku ne kete gabim profesional ra dhe nje gazetar i imi, por sot e verteta eshte e qarte fale edhe celularit te redaksise qe eshte ne doren tende dhe ketij cubit te rendit, por nje gje. Nje gje ta premtoj ty dhe publikut. Ti do e kesh Syrin perballe dhe da ta kesh shume te veshtire, por shume ama. Publikut qe sipas teje e paskemi me miliona e qe i binden Syrit e jo zotit per te dal ne rruge i premtoj qe: Do mundohemi te jemi maksimalisht korrekt ne raportime me ju, sic kemi qene deri sot por duke pranuar edhe gabimet.

Përmes një titulli bombastik, Syri.net botoi dje një lajm që qarkullonte në rrjetet sociale dhe Whatsapp, vendi do të goditej nga një tërmet në 23.30 me një fuqi 6 magnitudë, pra më i fortë se ai i te shtunës që ishte 5.8.

Lajmi u përhap në të gjithë mediat sociale duke nxjerrë njerëzit të alarmuar në rrugë. Tirana u mbush me qytetarë që dolën në Sheshin Skënderbej, në pedonale dhe kaluan natën nëpër makina. Kryeministri Edi Rama e quajti lajmin kriminal dhe kërkoi reagimin e fortë të strukturave shtetërore.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike çim peka edi rama lajmi i rreme per termetin çim peka edi rama lajmi i rreme per termetin

Sondazh

Poll